Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, duke komentuar një dokument që po qarkullon ditëve të fundit në media mbi ndryshimin e kufijve në Ballkan, shpreson se ai ‘non-paer’ nuk ka dalë nga kryeministri slloven Janez Jansha.
Ditët e fundit, në fokus të mediave në rajon ishte një ‘non-paper’ i pretenduar për ndryshimin e kufijve të shteteve të Ballkanit dhe riorganizimin e tyre mbi baza etnike, ku përfshihet edhe Kosova dhe Shqipëria, e që si autorë të këtij dokumenti përmenden zyrtarët e lartë shtetëror sllovenë, por të cilët një gjë të tillë e kanë mohuar, shkruan gazeta kroate “Index.hr”.
Lidhur me këto pretendime ka folur edhe presidenti kroat Zoran Milanoviq.
“Kur bëhet fjalë për shpërbërjen paqësore të Bosnjës e Hercegovinës, kjo është një temë aq jo serioze dhe e rrezikshme, e cila nuk duhet të vihet as në ‘non-paper’, kushdo që do ta ketë bërë atë”, ka thënë presidenti kroat, përcjell Telegrafi.
“Çfarëdo ndarje paqësore – Kroacia deri te Drina, Beogradi deri te Una – nuk vjen në shprehje. Dhe në atë kuptim, ai ‘non-paper’ është një ‘big sh*t’”, ka deklaruar Milanoviq.
Presidenti slloven Borut Pahor tha të premten në një konferencë shtypi se ai është i përkushtuar për integritetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe se angazhohet për përshpejtimin e anëtarësimit në BE të gjitha vendeve të rajonit.
Kryeministri slloven Janez Jansha gjithashtu ka mohuar dërgimin e ndonjë ‘non-paer’ në Bruksel, kurse mediat e afërta me të thanë se këto akuza ishin një përpjekje nga opozita e brendshme [sllovene] për të kompromituar kryeministrin para se Sllovenia të marrë presidencën e BE-së në fillim të korrikut.
Presidenti kroat thotë se shpreson që dokumenti jozyrtar diplomatik të mos ketë dalë nga Lubjana, sepse “objektivisht, unë i respektoj ata shumë dhe nuk mendoj se janë aq të ‘krrisur’”, thotë presidenti kroat.
“Pavarësisht nëse vjen nga ai (Jansha) apo jo, për këtë nuk kam ide, por do t’i thosha cilitdo që është autori të mbajë duart larg nga Bosnja dhe Hercegovina”, vuri në dukje Milanoviq.
Për kryeministrin slloven, Milanoviq thotë se “ai di të jetë shumë i tmerrshëm dhe edhe diçka tjetër përveç kësaj.
“Ai, Jansha, në fakt, ishte nuk dua të them i mirë ndaj Kroacisë, por ishte e qartë se pas tij kishte një mbështetje që është e vazhdueshme në politikën sllovene dhe kjo është arsyeja pse ai ndonjëherë më befasoi me disa qëndrime të tij konstruktive, pavarësisht nga fakti se ai di të thotë shumë”, tha Milanoviq, përcjell Telegrafi.
Ai hedh poshtë mundësinë e shpërbërjes së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kërkoi që kroatëve t’u kthehen të drejtat e tyre themelore kushtetuese nga Dejtoni.
Milanoviq gjithashtu nuk beson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq qëndronte prapa idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
“Pra, së pari njohja e Kosovës, çfarë është shumë, dhe pastaj bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Milanoviq.
Sipas presidentit kroat, që ajo ide të vinte nga Beogradi, “ajo është një kombinatorikë që shkon përtej imagjinatës edhe të skenaristëve më të mirë të Beogradit të serialeve të krimit, siç janë: ‘Manjati’, ‘Mocvara’, ‘Besa’ dhe të ngjashme”.
Portali slloven “Necenzurirano” gjatë javës publikoi përmbajtjen e ‘non-paer’ të patitulluar dhe pa nënshkrim dhe të shkruar në anglisht, të cilin e publikuan shumë media të tjera në Slloveni, por me vërejtjen se nuk është konfirmuar as nga Këshilli Evropian dhe as nga Komisioni Evropian.
Në media u tha se kryeministri slloven Janez Jansha i ksihte dorëzuar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, një dokument mbi prioritetet e presidencës sllovene të BE-së, në të cilat, siç thuhet, janë përcaktuar udhëzimet mbi “shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë.
Behët fjalë për një dokument diplomatik jozyrtar, për shpërbërjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, bashkimin e Republikës Srpska me Serbinë dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, i cili titullohet “Ballkani Perëndimor – rruga përpara”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës