LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Ivanov në Samitin botëror humanitar në Stamboll

Presidenti Ivanov në  Samitin botëror humanitar në Stamboll

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjrogje Ivanov do të qëndrojë sot dhe nesër në një vizitë dyditore pune në Republikën e Turqisë, ku edhe do të merr pjesë në Samitin botëror humanitar i cili mbahet në Stamboll, në organizim të Kombeve të bashkuara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në suaza të Samitit humanitar botëror, i cili mbahet për herë të parë, presidenti Ivanov, siç bëjnë të ditur nga kabineti i tij, do të ketë fjalim në sesionin plenar në temën „Lidershipi politik në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve“ dhe do të merr pjesë në segmentin e liderëve, së bashku me shefat tjerë të shteteve dhe qeverive.

Në Samitin humanitar botëror është paralajmëruar pjesëmarrja e rreth 5.000 pjesëmarrësve, përfshi edhe shefa të shteteve dhe qeverive të rreth pesëdhjetë shteteve, liderë nga rajonet e krizës, persona udhëheqës të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të bizneseve private, si dhe përfaqësues të sektorit qytetar.


Pjesëmarrësit në Samit do të angazhohen për ndërmarrjen e iniciativave dhe aksioneve në drejtim të përkrahjes së “Agjendës për njerëzi”, me qëllim të mundësimit të menaxhimit dhe tejkalimit më të lehtë të situatave të krizës në botë.

Në sesionin e veçantë të dedikuar për gratë dhe fëmijët në rajonet e përfshira me krizë, në suaza të Samitit humanitar botëror, do të merr pjesë edhe bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori