LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Francës, Macron dëshiron të shohë Benzeman në finale

Presidenti i Francës, Macron dëshiron të shohë Benzeman në finale

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka për synim ta shohë sulmuesin Karim Benzema së bashku me grupin në finalen e madhe ndaj Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Benzema ishte i pafat duke u lënduar në përgatitjet e ekipit kombëtar në Katar, vetëm disa ditë para nisjes së Kampionatit Botëror.

Federata Franceze konfirmoi se sulmuesi nuk do të mund të luaj në “Katar 2022”, por vendosi të mos e zëvendësoj me asnjë lojtar në listë.


Megjithatë, sulmuesi i Real Madridit është rikuperuar në afat rekord dhe tashmë kanë filluar zërat se ai mund të jetë në finalen e madhe të dielën ndaj Argjentinës në Lusail Stadium.

Trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps refuzoi të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve nëse Benzema mund të jetë pjesë e grupit, por është dikush që e dëshiron sulmuesin në Katar.

Sipas gazetës Marca, presidenti i Francës, Macron ka shprehur dëshirë të marrë Benzeman në Katar, por vetëm si shikues të finales së madhe, pasi nuk dëshiron të ndërhyj në punët e stafit.

Ideja e Macron nuk është vetëm të marrë Benzemën, por ta bëjë këtë me gjithë grupin e të lënduarve që kanë qenë në Katar ose që janë lënduar para nisjes së Kupës së Botës, si Paul Pogba apo N’Golo Kante.

“Unë e di që ai dëshiron ta bëjë këtë dhe se është duke u studiuar. Ne do të shohim nëse është e mundur”, ka thënë ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea-Castera për RTL.

Një gjë është e sigurt edhe nëse nuk vjen në Katar, Benzemas do t’i takojë medalje pasi gjendet në listën e 26 futbollistëve. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori