Presidenti brazilian i quan protestuesit, mbështetës të Bolsonaros "fashistë" dhe thotë se ata "do të gjenden dhe ndëshkohen"

431:"BRA50. BRASÍLIA (BRASIL), 06/1/2023. - El presidente de Brasil, Luiz Inacio Lula da Silva, habla durante la primera reunión ministerial del gobierno hoy, en el Palacio del Planalto, en Brasília (Brasil). Lula da Silva reunió este viernes por primera vez a sus 37 ministros y los instó a trabajar por la "reconstrucción" de la "democracia" y en favor "del pueblo abandonado por el Estado". EFE/ Andre Borges 4651#Agencia EFE 3:"EFE
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva i përshkroi ngjarjet që po ndodhin në Brasília si "barbare" dhe i quajti protestuesit, mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonaro që sulmuan ndërtesat qeveritare "fashistë".
“Këta njerëz janë gjithçka që është e neveritshme në politikë, për të pushtuar selinë e qeverisë, selinë e Kongresit dhe selinë e Gjykatës së Lartë si vandalë të vërtetë duke shkatërruar gjithçka në rrugën e tyre”, ka thënë Lula, përcjell Telegrafi.
Lula tha gjithashtu se kishte një “mungesë sigurie” dhe tha se “të gjithë njerëzit që e bënë këtë do të gjenden dhe do të ndëshkohen”.
Presidenti mbajti konferencën për shtyp në Araraquara, Sao Paulo, ku kishte vëzhguar zonat e dëmtuara nga përmbytjet e mëdha. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































