LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Begaj pret homologun polak: Polonia ka dhënë kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Presidenti Begaj pret homologun polak: Polonia ka dhënë kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në një vizitë zyrtare homologun e tij polak, Andrzej Duda. Begaj e falënderojë Presidentin polak për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun polak, Begaj theksoi se, gjatë takimit dypalësh vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike e tradicionalisht miqësore të rikonfirmuara edhe përmes kësaj vizite.

“I shpreha mirënjohjen Presidentit Duda për solidaritetin që Polonia dhe populli polak treguan me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të Nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19,” tha Begaj.


Presidenti Begaj u shpreh se, “me homologun Duda u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar, i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve”.

Në takim, vijoi Begaj, vlerësuam bashkëpunimin në fushën e turizmit ku një kontribut të madh kanë dhënë lidhjet direkte të fluturimeve mes Polonisë dhe Shqipërisë.

Më tej, Begaj theksoi se, “si dy vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Polonia, kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional”.

“Në takim vlerësuam gjithashtu bashkëpunim shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës, si aspekt tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe”, shtoi Begaj.

Po ashtu, Begaj shprehu mirënjohjen për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor.

“Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara “, tha Begaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori