LAJMI I FUNDIT:

Presidenti argjentinas udhëtoi me fluturim komercial për në Davos, pasagjerët renditen për të bëri selfie me Milein

Presidenti argjentinas udhëtoi me fluturim komercial për në Davos, pasagjerët renditen për të bëri selfie me Milein

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei ka udhëtuar sot me një fluturim komercial për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës dhe gjatë fluturimit ka bërë selfie me pasagjerët.

Ky është udhëtimi i parë i Mileit përtej oqeanit që kur ai mori detyrën muajin e kaluar, raporton reuters.

Kur u pyet nga gazetarët gjatë verës në lidhje me planet për Davosin, Mileit tha se ai synonte të sillte idenë e lirisë në një forum që ai tha se ishte “i ndotur me një agjendë socialiste të vitit 2030 që do të sjellë vetëm mjerim në botë”.


Në llogarinë personale të platformës X, Milei publikoi video duke hipur në aeroplan.

Zëdhënësi i tij, Manuel Adorni tha se Milei udhëtoi me një fluturim komercial për të kursyer më shumë se 300 mijë dollarë.

Përveç pjesëmarrjes në Davos, delegacioni argjentinas do të takohet edhe me kryetaren e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

Milei po përballet me sfida për të zgjidhur krizën e madhe ekonomike në vend – për të frenuar inflacionin vjetor që është mbi 200 për qind, për të siguruar rezervat valutore që tani janë në të kuqe dhe për të tërhequr sërish investime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori