LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi mirëpriti tre lojtarët që iu bashkuan Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi mirëpriti tre lojtarët që iu bashkuan Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka mirëpritur prurjet e reja tek Kosova para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i luajnë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova do të përballet me Rumaninë në ‘Fadil Vokrri’ më datë 6 shtator, ndërsa tri ditë më vonë (9 shtator) do të luajnë në udhëtim ndaj Qipros.

Risi në grumbullimin e përzgjedhësit Franco Foda janë Elvis Rexhbeçaj, Eliot Bujupi dhe Fisnik Asllani që do të jenë një ‘armë shtesë’ drejt arritjes së rezultateve pozitive.


“Me kënaqësi i mirëprita prurjet e reja në Kombëtaren tonë, Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi, të cilët janë të mbushur me vullnet, dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane”.

“Ata, së bashku me djemtë tjerë që tashmë me përkushtim ndërvite kanë kontribuar në Kombëtare, do të japin gjithçka nga vetja e tyre për sukses në edicionin e ri të Ligës së Kombeve”.

“U uroj mirëseardhje dhe shumë sukses në këtë mision të ri”, thuhej në postimin e Ademit në Facebook./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori