Pas seancës së sotme të rregullt të Presidencës së Bosnjës së Hercegovinës dhe dy seancave të jashtëzakonshme, anëtari kroat i këtij institucioni, Zhelko Komshiq ka njoftuar se ai dhe anëtari boshnjak i Presidencës, Shefik Dzaferoviq votuan në favor të njohjes së Kosovës.
Mirëspo, sipas tij, përfaqësuesi serb Milorad Dodik ka votuar kundër.
“Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ne votuam 2-1 për atë vendim. Dodik ishte kundër tij”, tha Komshiq, përcjell Telegrafi.
Vendimi për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme.
“Do të jetë përsëri temë në javët e ardhshme”, shtoi ai.
Komshiq tha se Kosova është një realitet dhe një shtet i pavarur.
“Kosova është një realitet, Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë e dimë këtë. Të ikësh nga ajo që do të thotë Dodik është paksa një politikë e strucit që e fut kokën në rërë përballë rrezikut”, tha Komshiq.
Po ashtu, Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk ka miratuar vendimin për hyrje në Mini-Shengen, si dhe refuzoi kërkesën e Dodikut që ambasada e këtij vendi nga Tel Avivi të zhvendoset në Jerusalem. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

Vetëdorëzohet qytetari i Kosovës, i dyshuar për vrasjen e partneres në Gjermani

Shqiptari në Itali dënohet me 14 vite burg - vrau përdhunuesin e të bijës, detaje nga seanca gjyqësore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit