LAJMI I FUNDIT:

Preparate shtëpiake për pastrim

Preparate shtëpiake për pastrim
Obsessive Woman Cleaning Dirty Footprints From a Carpet

A ka gjë më të bukur se një shtëpi e pastër me aromë të këndshme?

Që ta bëni shtëpinë tuaj të shkëlqejë dëgjoni këshillat dhe kuptoni se me ndihmën e disa truqeve të vogla shtëpiake, me pak para, do të prodhoni preparat të efektshëm për larjen e perdeve dhe tepihëve.

Tavolinat e mermerta mund t’i pastroni shumë thjeshtë me ndihmën e nishestesë. Nga nishesteja dhe uji do të krijoni pastë, vendoseni në mermer dhe fërkojeni mirë me furçë. Pjesët e mbetura largoni me leckë të njomë.


Që të shkëlqejë sipërfaqja e mermertë jepni asaj shkëlqim final me ndihmën e pastave të tejdukshme për këpucë. Qiteni në leckë dhe lustrojeni mermerin, transmeton Telegrafi.

Dëshironi që perdet apo mbulesat tuaja të shkëlqejnë- vendosni në ujë të vakët të cilit i keni shtuar 15 dekagramë sodë bikarboni. Lërini që të qëndrojnë ashtu për disa orë, ndërsa më pastaj lani me ujë të pastër ose me kondicioner që do t’u japë aromë të këndshme dhe freski.

Bëjeni vetë preparatin për pastrimin e tepihëve. Në një shishe me spërkatës qitni gjysmë litri ujë, një lugë sapun të lëngshëm, tri lugë uthulle të bardhë, gjashtë lugë lëng limoni, një lugë sodë bikarboni dhe katër pika vaji eterik të limonit ose portokallit.

Tretjen përziejeni mirë dhe qiteni në tepih. Lëreni që ashtu të qëndrojë rreth 15 minuta, dhe pastaj fshijeni mirë tepihun. Papastërtitë do të largohen dhe tepihu i juaj do të jetë si i ri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kalo në kategori