Në vitin 2019, nën premtimet e larta të zyrtarëve të qytetit, stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë pritej të rimëkëmbte lavdinë e dikurshme me rikonstruktimin sipas standardeve të UEFA-s. Por, nga hulumtimet e bëra dhe verifikimet në terren, sot gjejmë një skenë të trishtuar: stadiumi, në vend të një rilindjeje të premtuar, është kthyer në një gërmadhë dhe një vend grumbullimi i mbeturinave.
Sot edhe pse ky afat është shkelur prej më shumë se një vit, punimet për këtë stadium ende nuk kanë nisur.
Në vitin 2019, kryetari i atëhershëm i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë një takimi me drejtorin e Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, prezantuan projektin për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari” në qytetin verior të Kosovës. Vlera e investimit në të cilin do të ishte 12 milionë euro.

Madje në atë kohë, drejtori i departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte publikuar një shkrim në rrjetin social Facebook, duke njoftuar se MKRS kishte prezantuar projektin e rikonstrokturimin e UEFA-s, i cili pritej që si projekt të përfundonte në vitin 2021.
“Sot në selinë e UEFA prezentuam projektin e Stadiumit Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë me delegacionin nga Kosova, që stadiumi të ngrihet nga kategoria II në kategorin IV në pajtushmeri me rregulloret e UEFA-së , ku zyratret e UEFA-së u pajtuan me projektin ideor (concept design) që te vazhdohet me procedura sipas kontratës me kontraktorët me qellim që stadiumi të ndërtohet sipas planit dinamik të planifikuar të përfundojë në vitin 2021”, ishte shkruar në njoftimin e tij.
Postimi i bërë nga drejtori i sportit në MKRS, Ibër Alaj, në vitin 2019 ku theksohej se rinovimi i stadiumit olimpik do të përfundonte në vitin 2021.
Referuar në këtë shkrim, mediat aso kohe kishin raportuar për rikonstrokturimin e stadiumit në fjalë, duke cekur edhe pritshmëritë që projekti të përfundohej në afatin e prezantuar nga vet drejtori i sportit në MKRS.
Stadiumi “Adem Jashari” sot
Por edhe pas ka kaluar mbi një vit, nga periudha kur pritej të përfundonte, stadiumi Olimpik i Kosovës “Adem Jashari” jo vetëm që nuk është rinovuar, por as nuk kanë filluar punimet. Fatkeqësisht ky stadium i cili ishte funksional në vitin 2017, nuk është mirëmbajtur, duke u kthyer në një gërmadhë të madhe. Kushtet e këqija atmosferike së fundmi e kthyen stadiumin në fjalë, në një kënetë të madhe të mbushur me ujë e mbeturina.

Në lidhje arsyet e vonesave dhe afatin e ri kur pritet të kryhen punimet, ne pyetën Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilët ende nuk na kanë kthyer një përgjigje.
Kërkesa e drejtuar ndaj MKRS-së për informata lidhur me Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë
Lidhur me këtë çështje është pyetur edhe Federata e Futbollit të Kosovës, përkatësisht kryetari i federatës, z. Agim Ademi, i cili në një përgjigje të shpejtë, ka thënë se: “FFK-ja nuk ka gisht fare në projektin në fjalë, realizimi i të cilit është i tëri nën përgjegjësinë dhe ombrellën e ministrisë”.

Lidhur me çështjen në fjalë, Ministri i MKRS-së, z. Hajrulla Çeku gjatë një interviste për emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, u shpreh se pamjet e aktuale të stadiumit janë një tmerr i vërtetë, por për këtë ai ka fajësuar pararendësit e tij për nisjen e një pune, pa planifikimin e duhur.
“Pamjet aktuale të stadiumit janë një fatkeqësi e madhe për vendin tonë. Insistimi im është që një herë t’i rregullojmë këto që i kemi. Këtu nuk dua të shfajësoj veten dhe të fajësoj qeveritë e kaluara, por pa u siguruar që qytetet tona të mëdha e kanë nga një stadium funksional, [qeverisjet e kaluara] kanë kaluar në një stadium nacional. Mitrovica është nisë, është ndalur në gjysmë sepse kanë dalë probleme të paimagjinueshme, leja e ndërtimit nuk është marrë – dhe tani është dashur të ndalet, të niset procedurat e lejes së ndërtimit në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe paralelisht rrugës na ka dalë edhe një çështje pronësore me ndërmarrjen ‘Trepça’, sepse një pjesë e stadiumit i takon asaj ndërmarrje, e cila duhet të trajtohet të paktën ligjërisht në mënyrë që të vazhdohen punime atje”, ka thënë Çeku.
Ai ka qenë i hapur për gabimet që sollën këtë ndërprerje dhe ka zbuluar disa nga pengesat burokratike që kanë parandaluar vazhdimin e punimeve.
“Fondi është, buxheti është, por fatkeqësisht nuk mund të vazhdojmë. Këto punë që janë nisur, janë nisur pa i respektuar procedurat, pa planifikim adekuat, pa kompani serioze, pa mbikëqyrje të duhur e të tjera”, – ka shtuar tutje ministri i MKRS-së, i cili ka lënë të kuptohet se ngecja e rinovimit të stadiumit është mungesë menaxhimi dhe jo mungesë buxhetimi.

I rinovuar sipas standardeve të UEFA-s në vitin 2017, stadiumi “Adem Jashari” ka një rëndësi të veçantë pas ka qenë i pari stadium në Kosovës që është pranuar nga UEFA. Me një kapacitet deri në 35 mijë njerëz veta dhe rreth 16,300 ulëse, ai është i vetmi stadium i qytetit në veri të Kosovës. Historia e stadiumit ka një rëndësi të madhe për sportin vendor, pasi në vitin 1979, stadiumi në fjalë ka qenë pritës i një ndeshjeje kualifikuese të UEFA Euro 1980 të Jugosllavisë kundër Rumanisë.
Kushtet atmosferike të fundit dhe dëmtimet që kanë përkeqësuar situatën e stadiumit kërkojnë vëmendje urgjente për të ndalur më tej degradimin e tij. Si pjesë e raportimit, kjo histori shërben si një mësim për menaxhimin e projekteve urbane dhe rëndësinë e vazhdimit të investimeve në infrastrukturën sportive, duke qenë një prioritet për zhvillimin e rinjve dhe sportit në tërësi

Aktualisht vetëm stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë i plotëson kriteret për ndeshje të përfaqësueses dhe menaxhohet nga FFK-ja. “Fadil Vokrri” do të vazhdojë të jetë shumë i ngarkuar edhe gjatë vitit 2023.
Edhe pse afati i përfundimit të premtimeve për këtë stadium ishte fundi i vitit 2021, sot edhe pas verifikimit të bërë në terren ky objekt gjendet në gjendje të mjerueshme, duke e listuar premtimin e dhënë për rinovimin e tij në kategorinë e premtimeve të pambajtura. /Telegrafi/
*Ky shkrim u publikua si pjesë e nismës “Unë bëj Fact-Checking”, që ka si qëllim të trajnojë dhe mentorojë gazetarë në Kosovë, nën projektin e UNESCO-s “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqisë – Faza II”, mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja