LAJMI I FUNDIT:

Premtohet rritje e buxhetit për ansamblin “Shota”

Premtohet rritje e buxhetit për ansamblin “Shota”

Ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” për vitin 2019 do të ketë buxhetin me rritje dhe do të pajiset me instrumente të reja muzikore, ka premtuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, gjatë vizitës që i ka bërë gjatë ditës së sotme këtij ansambli.

Drejtori i Ansamblit “Shota”, Shefqet Gjocaj, e vlerësoi këtë vizitë si të rëndësishme, për faktin se përballen me probleme për të vazhduar punën dhe për të filluar sezonin në shtator.

Ndryshe, gjatë kësaj vizite Gashi ka zhvilluar edhe një takim me sindikatën e këtij ansambli, si dhe është njoftuar për së afërmi me sallat dhe kushtet e punës. /KP/