LAJMI I FUNDIT:

Premtohen nga 10 mijë euro për komentuesit në emër të tij, Pacolli fton qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve në Facebook

Premtohen nga 10 mijë euro për komentuesit në emër të tij, Pacolli fton qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve në Facebook

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar disa fotografi dhe video me imazhin e biznesmenit, Behgjet Pacolli, kinse ai po ofron para për komentuesit.

Faqja “Fondacioni Behgjet Pacolli”, ka shpërndarë një video duke shkruar “Ju bekoj të gjithëve. 250 personat që thonë (përshëndetje) do t’u jap 10 mijë euro, dhe jam i vërtetë. Që tani e tutje).

Ky postim nuk është bërë nga Pacolli, dhe ka për qëllim vetëm mashtrimin e qytetarëve, transmeton Telegrafi.


Për këto ka reaguar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai në reagimin e tij, ka kërkuar nga njësia e krimeve kibernetike të ndjekin individët që po mashtrojnë dhe manipulojnë qytetarët.

“Ka një kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullojnë video të rreme dhe montazhe, të cilat synojnë mashtrimin e qytetarëve. Dua të theksoj se nuk ka asgjë të vërtetë, dhe bëj thirrje që të shmangen këto manipulime nga individë me qëllime të këqija që synojnë mashtrimin. Në të njëjtën kohë, bëj thirrje që njësia e krimeve kibernetike të ndjekë individët që po mashtrojnë dhe manipulojnë qytetarët”, thotë ai.

Tutje, Pacolli ka shkruar se “janë dhjetëra faqe në rrjetet sociale që përdorin profile të rreme në emrin tim për qëllime mashtrimi ndaj qytetarëve. Ju lus dhe këshilloj që t’i shmangeni atyre dhe t’i raportoni”.

“Përsëris, kjo është një përpjekje manipulimi dhe asgjë nga ajo që po shpërndahet nuk është e vërtetë”, thotë mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori