Premierë: Tuna godet pa mëshirë, “MMV” me Getin (Video)

Ky është projekti më i ri i yjeve, ku Tuna ka në krah ikonën e hip hopit shqiptar, Getin, që edhe një herë e dëshmon se mosha për të nuk është tregues, sepse shfaqet më në formë se kurrë.
Prej pamjeve dhe burimeve të afërta, kemi mësuar se bëhet fjlë për një prej videoklipeve më të shtrenjta të punuara deri tani në industrinë e muzikës shqiptare.
Me flokët më të gjata se kurrë, më fuqishëm se kurrë më parë, “Zogu” tregon se “Fenix” nuk ishte rastësi. Ajo kësaj radhe tregon se pos talentit për muzikë, ajo shfaq edhe shijen dhe estetikën për modë e përkrahur nga Niko Komani dhe Linda Imami.
Këngën e ka punuar Kico n'Torch, me tekst të Getit, ku gisht ka pasur edhe vet Tuna.
Videoklipi është realizuar nga Entermedia, një super videoklip i xhiruar në Turqi, në Mardan Palace, një prej resorteve më luksoze turistike, në një projekt që u përkrah nga Smirnoff dhe Eurokoha.
Ky videoklip u realizua nga një staf i madh frizerësh e grimerësh me specialistë të ndryshëm ndërkombëtarë.
Ky projekt vjen në vazhdën e rekordeve që po thyen superhiti “Fenix” me gati 20 milionë klikime, teksa është vazhdimësi e aktiviteteve të Tunës, e cila së fundmi u bë fytyrë e Smirnoff, dhe po ashtu doli dy herë fituese në X Factor. /Telegrafi/































































