Ylli shqiptar i muzikës, Miriam Cani, ka dëshmuar se është një prej këngëtareve që sakrifikon për art.

Ajo këtë e ka treguar edhe në projektin e ri të titulluar “Meteor”.


Në këtë projekt Miriam vjen e veçantë si asnjëherë më parë, duke treguar vlera të larta artistike – si rallë herë nga yjet e estradës shqiptare.

Muzika është punuar nga Julian Feifel dhe Elyssa James, kurse teksti nga Alban Skënderaj.

Klipi është xhiruar nga Erenik Beqiri dhe Ajola Xoxa, drejtor i fotografisë Alexandar Krstevski, kurse Anima Pictures mbanë vulën e realizimit të klipit.

Në këtë projekt kanë punuar një staf i gjerë, që dëshmon se Miriam është përkushtuar shumë në të.

Kjo tregohet edhe nga foto e publikuar në rrjetin social Instagram, ku ajo ka falënderuar të gjithë bashkpuntorët.

miriami 2

Miriam vazhdon të shijojë jetë të lumtur romantike me Alban Skënderajn. /Telegrafi/