Mbrëmë është shfaqur episodi i 31-të i “Egjelit” në gjirafavideo.com dhe suksesi ka qenë i jashtëzakonshëm.

Pas bashkëpunimit në mes Stupcave dhe GjirafaVideo për prodhimin e “Egjelit”, është vendosur që ky serial të shfaqet vetëm në platformën online të GjirafaVideo, ku rezultatet po tregojnë një sukses të madh të kësaj premiere të shumëpritur nga publiku kosovar.


egjeli 1

Statistikat kanë arritur dhe jemi duke folur për shifra marramendëse që tregojnë suksesin e këtij seriali.

Trendët e rritjes së shfrytëzueseve online siç duket po vazhdojnë e kështu po rritet edhe një platformë shumë më e mirë dhe praktike për film-bërësit dhe shikuesit e serialeve.

Me 50,000 shikime vetëm mbrëmë deri në ora 23:59 (mbrëmja e lansimit) dhe me shikues nga më shumë se 100 shtete, këto statistika tregojnë për një pavarësi të medias online.

egjeli 1

E ardhmja digjitale online e Kosovës duket të jetë me perspektive, e kjo sigurisht për shkak të numrit të madh të të rinjve të cilët çdo ditë e më shumë po largohen nga platformat klasike, duke kaluar në ato digjitale të cilat ofrojnë më shumë mundësi për stilin e jetës së tyre.

Nga Gjirafa tregojnë që çdo minutë të shfaqjes ka pasur mbi 300 shikues shtesë të cilët janë kyçur për ta shikuar episodin e ri të “Egjeli”, ndërsa Stupcat shprehën mjaft të kënaqur më këtë sukses që kanë arritur me sezonin e ri të “Egjeli” në gjirafavideo.com. /Telegrafi/