Nadine, 34-vjeçe nga Gjermani, thotë se ka jetuar për gjashtë vite në një furgon me ish-bashkëshortin Sacha, partnerin aktual Alex dhe tre fëmijët.

Ata këtë e kanë dokumentuar me videot e publikuar në TikTok me @wild.family.life, faqe kjo që ka mbi 21 mijë ndjekës, transmeton Telegrafi.


Shumë prej përdoruesve të këtij rrjeti social, kanë pyetur se si e aranzhonin jetën dhe si ka ndikuar kjo në jetën e fëmijëve.

Nadine megjithatë nuk i ka pranuar mirë kritikat, pasi ka sulmuar ashpër ata që nuk pajtoheshin me këtë mënyrë të jetës.

Ajo këmbëngulë se një lidhje e shëndoshë me ish-bashkëshortin është e mirë për fëmijët e tyre.

Sacha është babai i dy fëmijëve të saj të rritur derisa Alex i më të voglit. Që të dy kujdesen për tre fëmijët dhe ndajnë kujdestarinë.

“Të gjithë jemi miq të mirë dhe doli të jetë një ide e mirë për fëmijët tonë. Kjo është bërë për t’i treguar fëmijëve se vetëm të bashkuar mund të bëjmë punë të mira”, tha 34-vjeçarja. /Telegrafi/

@wild.family.life

Love our combination 🥰 it’s so much easier with our kids! Living vanlife together is not always easy but thats the way we live. #vanlifers #vanlifetravel #vanlifefamily #familytiktok #familytravel #patchwork #vanlifewithkids #coparenting #traveltiktok #vanlifetiktok #travelwithkids #livingthedream #livingmybestlife #parenting #parentsoftiktok #travellife #relationship #relationshipgoals