Tani është koha për buzëkuq të errët

Buzëkuqtë e errët kanë qenë gjithmonë shumë tërheqës dhe femrave u jepnin një dozë klasicizmi dhe elegance, por nuk bën t’i aplikojmë shumë shpesh, transmeton Telegrafi.


Gjithçka që ju nevojitet është një ndihmë në zgjedhjen e nuancës më të mirë të buzëkuqit për ngjyrën e lëkurës tuaj, plus disa këshilla të thjeshta për aplikim të përsosur dhe çdo gjë është gati.

best fall lip colors cat

Si të zgjidhni një nuancë buzëkuqi?

Nëse dikur keni menduar se buzëkuqi i errët nuk duket mirë, mos u dorëzoni, ka mundësi që të keni zgjedhur nuancën e gabuar.

Ngjyrat e lehta të lëkurës duken të mahnitshme në kombinim me buzëkuqtë e kuq të errët, ndërsa tonalitetet e ullirit do të shkojnë më së miri me tonet çokollate.

Tonet më të ngrohta të lëkurës duken sensacionale në nuancat vjollcë të errët.

/Telegrafi/