LAJMI I FUNDIT:

Pranvera nis me mot të ftohtë dhe ngrica, nga dita e enjte pritet rritje e temperaturave

Pranvera nis me mot të ftohtë dhe ngrica, nga dita e enjte pritet rritje e temperaturave

Java e parë e pranverës fillon me kushte të njëjta meteorologjike dhe me temperatura nën vlerat e mesatares, sidomos të minimaleve, por nga dita e enjte do të kemi rritje të maksimaleve dhe kështu që vlerat e mesatareve do të regjistrohen konform me stinën që jemi.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit sa i përket reshjeve nuk parashihet të kemi deri në vikend, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve.

Në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në viseve të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa.


Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Temperaturat do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Kalo në kategori