LAJMI I FUNDIT:

Pranvera Ejupi-Hajzeraj dhe Leonora Rrecaj i bashkohen AAK-së

Pranvera Ejupi-Hajzeraj dhe Leonora Rrecaj i bashkohen AAK-së

Dy anëtare të reja i janë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot i është bashkuar partisë së tij Pranvera Ejupi-Hajzeraj, përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës.

Ai ka thënë se përvoja e Pranvera Ejupi-Hajzeraj, do të jetë vlerë e shtuar në rrugëtim e AAK-së.


“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është hapësirë ideale ku vijnë në shprehje të gjithë ata që kanë ide të reja, energji dhe vlera. Kënaqësi ta mirëpres në familjen e madhe të AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës, me përvojë mbi 9 vjeçare si koordinatore në GIZ në mbështetje të institucioneve vendore në reformën juridike dhe të administratës publike. Përvoja e Pranverës, e cila ka karrierë sportive shumëvjeçare dhe kualifikim të lartë arsimor në Gjermani e Kosovë, do të jetë vlerë e shtuar në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa anëtare tjetër e AAK-së nga sot është avokatja Leonora Rrecaj.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti e vlerave dhe e hapur për idetë e reja kreative, që e transformojnë shoqërinë dhe forcojnë shtetin tonë. Aleanca po merr mbështetje të fuqishme, që dëshmon rritjen e besimit qytetarë në konceptin e saj 100% shtet. Mirënjohës avokates së suksesshme dhe intelektuales, Leonora Rrecaj, që ka zgjedhur t’i bashkohet vizionit të AAK-së”, ka njoftuar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Lajme
“Shqipëria do të marrë një super anije luftarake”, Rama: Me pagat në ushtri ia kemi kaluar edhe Serbisë

“Shqipëria do të marrë një super anije luftarake”, Rama: Me pagat në ushtri ia kemi kaluar edhe Serbisë

Lajme
​A mund të ketë koalicion LVV-LDK - flet Lutfi Haziri

​A mund të ketë koalicion LVV-LDK - flet Lutfi Haziri

Lajme
Mbi 1 mijë e 600 persona ende të zhdukur nga lufta në Kosovë, Gara flet për procesin e gjetjes dhe identifikimit të 11 personave

Mbi 1 mijë e 600 persona ende të zhdukur nga lufta në Kosovë, Gara flet për procesin e gjetjes dhe identifikimit të 11 personave

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Pse ka rëndësi njohja nga Kenia?

Pse ka rëndësi njohja nga Kenia?

Lajme
Kalo në kategori