Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord që të nisin negociatat me Bosnje-Hercegovinën për anëtarësimin e saj në bllok, ndërsa theksuan se vendi ballkanik do të duhet të ndërmarrë më shumë reforma përpara se të fillojnë bisedimet.
Ky vendim shihet si hap historik për Bosnjën, pasi vendit i janë rritur shpresat se mund të largohet nga destabiliteti i shënuar nga rivalitetet etnike dhe kërcënimet e shkëputjes ndër vite.
“Urime! Vendi juaj është pjesë e familjes evropiane. Vendimi i sotëm është një hap kyç në rrugën tuaj drejt BE-së”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Edhe pse Bosnja ka qenë një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE që nga viti 2022, asaj i është dashur të zbatonte një sërë reformash përpara se të merrte ‘dritën e gjelbërt’ për fazat e tjera, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Brukseli njoftoi javën e kaluar se vendi kishte përfunduar disa nga hapat e kërkuar, por reformat gjyqësore dhe zgjedhore ende nuk janë ndërmarrë.
“Vendimi mbart me vete një valë optimizmi për qytetarët, institucionet, autoritetet dhe gjithë shoqërinë boshnjake”, u shpreh Elvira Habota, zyrtare boshnjake për integrimin evropian.
Nisja e negociatave për anëtarësim e vë Bosnjën në fillimin e një procesi të gjatë reformash të mëtejshme që zakonisht zgjasin shumë vite përpara se një vend të anëtarësohet përfundimisht në BE.
Kjo pasi siç dihet, edhe fqinjët rajonal të saj si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, dhe Shqipëria, janë tashmë duke u përpjekur për t’u anëtarësuar, por ende mbeten larg.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se tani Bosnja është “plotësisht në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së”.
Gjithashtu, ajo vuri në dukje hapat e mëtejshëm të dialogut për të përfshirë në dosjet e brendshme penale vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
Ndryshe, lufta në Ukrainë ka rigjallëruar përpjekjet e BE-së për t’u zgjeruar në Evropën Lindore dhe Qendrore, me shtetet e saj anëtare që ranë dakord të fillojnë bisedimet edhe me Ukrainën dhe Moldavinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë