LAJMI I FUNDIT:

Power: SHBA, mbrojtëse e interesave të Kosovës

Power: SHBA, mbrojtëse e interesave të Kosovës

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, deklaroi se udhëheqja e dialogut nga BE-ja po bëhet për shkak se të destinacionit përfundimtar të Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “Context” në ATV, ajo shtoi se SHBA është mbrojtëse e interesave të popullit të Kosovë, që së bashku me BE-në, do t’i siguroje dhe drejtojë bisedimet.

“Është e drejtë që BE-ja po udhëheq këtë dialog për shkak të destinacionit përfundimtar të Kosovës. SHBA-ja po bashkëpunon ngushtë me Lajçak, dhe mendoj se është me rëndësi që populli i Kosovës të dijë se SHBA është mbrojtëse e interesave të tij, dhe po e bën këtë tashmë një kohë të gjatë. Miqësia në mes dy popujve tanë është e palëkundshme. Kjo miqësi tashmë ka dhënë fryte të jashtëzakonshme për të dyja vendet. Pra, jini të sigurte se parimet që ne kemi artikuluar publikisht janë ato që ne, së bashku me BE-në, do të sigurojmë se do t’i drejtojnë negociatat”, tha Power.


Ajo tha se emisarit të BE-së Miroslav Lajçak po angazhohet me palët fuqishëm dhe si rezultat, ajo thotë se ka patur edhe progres.

“Disa gjëra që askush nuk ka menduar se janë të mundura tashmë kanë ndodhur, dhe shpresoj se pas gjashtë muajsh do të arrihet edhe më shumë”, tha Power.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori