50% e popullsisë së Maqedonisë përbëhet nga gjinia femërore, nga të cilat, 43.1% janë në tregun e punës. Kjo tregon se fuqia punëtore e femrës është e pashfryrtëzueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu thuhet në hapjen e edicionit të 11-të të ”Dita evropiane e sipërmarrësit & Java evropiane e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” dhe në konferencën ”Udhëheqja femërore, zhvillimi personal dhe etika”.


Në kuadër të këtij edicioni, nesër do të ketë një ligjëratë me temë: ''Si të arrijmë te një proces edukativ të suksesshëm pëër sipërmarrësinë - Edukimi i profesorëve dhe nxënësve të shkollave të mesme në Shkup''./Telegrafi/