Posta e Kosovës nëpërmjet një njoftimi alarmonë institucionet qeveritare për kolaps të kësaj kompanie, duke shtuar se Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti kanë njoftuar në vazhdimësi Qeverinë e Kosovës për gjendjen e rënduar financiare.
“Për muaj të tërë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Qeveria janë duke injoruar çdo kërkesë e propozim nga Posta, përfshirë edhe kërkesat për takime. Duke marrë parasysh se Qeveria është Aksionari i vetëm i Postës e MZHE mbikëqyrëse e ndërmarrjeve publike, një qëndrim i tillë mospërfillës është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm sepse këtë ndërmarrje është duke e dërguar drejt krizës edhe më të thellë”, thuhet në njoftimin për media, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet në njoftim, Posta nuk ka qenë në gjendje të përmbush as obligimet që ka ndaj institucioneve vendore publike e të cilat kanë paralajmëruar se do të bllokojnë xhirollogaritë më 2 gusht gjë që do të sjell në kolaps total.
“E tërë kjo situatë është pasojë e mos mbulimit të humbjes që kemi pësuar nga ofrimi i Shërbimit Universal Postar e që këtë humbje në shumën prej rreth 5 milionë euro MZHE është e detyruar të na e paguaj, por refuzon ta bëj këtë për vite me radhë. Si pasojë e mos kryerjes së obligimeve nga ana e MZHE-së, Posta ende nuk ka pasur mundësi të paguaj asnjë pagë të vetme këtë muaj, e sot jemi me datën 4 korrik”, vijon njoftimi.
Sipas njoftimit, pavarësisht lansimit të dhjetëra shërbimeve të reja, për të cilat janë në dijeni edhe qytetarët e Kosovës që shfrytëzojnë shërbimet, mos pagesa e humbjeve në Shërbimin Universal Postar dhe favorizimi i Qeverisë ndaj kompanive private në dëm të kompanisë së vet e kanë sjellë në këtë gjendje të rëndë.
Në fund, Posta e Kosovës thotë se “Për tejkalimin e gjendjes së rëndë dhe evitimin e kolapsit të Postës, kërkojmë nga MZHE të paguaj urgjentisht borxhin e krijuar si pasojë e humbjeve në Shërbimin Universal Postar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë