Roma është shumë e shqetësuar në lidhje me të ardhmen e Jose Mourinhos, pasi Federata Portugeze e Futbollit është duke u përpjekur ta angazhojë përzgjedhësin e ri.
Pas ndërprerjes së kontratës së Fernando Santosit me rastin e eliminimit të Portugalisë nga Maroku në çerekfinale të Kampionatit Botëror, trajneri i Giallorossëve është shënjestra kryesore.
Mourinho ka kontratë me Romën deri në qershor 2024 dhe gjithmonë është shprehur i gatshëm që ta respektojë marrëveshjen deri në fund, përkundër lidhjeve me klubet angleze.
Megjithatë, kur vjen mundësia për ta udhëhequr vendin, secili trajner e shqyrton këtë opsion.
Sipas Sky Sport Italia, Federata Portugeze është duke e rritur presionin ndaj Mourinhos që të marrë një vendim sa më herët që është e mundur.
Ata janë të gatshëm ta lejojnë qëndrimin e tij te Roma deri në fund të sezonit duke e angazhuar Rui Jorge (trajnerin e ekipit U-21) si trajner të përkohshëm deri në muajin korrik. /Telegrafi/