LAJMI I FUNDIT:

Portieri turk mbetet nën rrënoja, gruaja e tij është shpëtuar derisa po bëhet përpjekje për ta nxjerrë edhe atë

Portieri turk mbetet nën rrënoja, gruaja e tij është shpëtuar derisa po bëhet përpjekje për ta nxjerrë edhe atë

Një tërmet i tmerrshëm ka goditur Turqinë në orët e para të mëngjesit të ditës hënë.

Mbi 500 persona kanë mbetur të vdekur derisa mijëra të tjerë janë të lënduar, por edhe shumë nga ta nën gërmadha që ende nuk kanë arritur të shpëtohen.

Portieri i skuadrës nga Liga e Parë turke, Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan ka mbetur nën rrënoja në shtëpinë e tij në Malatyaspor.


Media turke Compass nga shtypi lokal i Gaziantepit, thuhet se gruaja e Türkaslan është shpëtuar nga rrënojat dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar 28-vjeçarin Ahmet Eyüp Türkaslan.

Eyüp Türkaslan, i cili filloi futbollin në akademinë e Gaziantep FK, ka veshur fanellat e Bugsas Spor, Osmanlıspor, Umraniyespor dhe Yeni Malatyaspor në karrierën e tij.

Edhe klubi i tij aktual Yeni Malatyaspor ka bërë një postim në rrjetin social ‘Twitter’, ku ka kërkuar lutje për portierin i cili ndodhet ende nën rrënoja. “Lutjet tona janë për të”, ka shkruar klubi turk duke publikuar edhe foton e Eyup Turkaslan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Duplantis thyen rekordin botëror, bën kërcimin me shtizë më të lartin në histori

Duplantis thyen rekordin botëror, bën kërcimin me shtizë më të lartin në histori

Atletikë
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Kalo në kategori