Portieri i Burkina Fasos, Herve Koffi, bëri një ekzibicion me salto, pasi ndihmoi vendin e tij të shkonte në tetë të fundit në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Vendi i Afrikës Perëndimore mposhti Gabonin 7-6 në penallti pas barazimit 1-1 në Limbe të Kamerunit.


Koffi luajti një rol të rëndësishëm, duke pritur gjuajtjen nga Guelor Kanga më herët në gjuajtjen e penalltive.

Dhe kur Ismahila Ouedraogo më në fund shënoi penalltinë fituese të Burkina Fasos, gëzimi i pastër i Koffit ishte i qartë për të gjithë.

Portieri i Charleroi shikoi penalltinë e Ouedraogos, ndërsa u përkul afër zonës së penalltisë.

Ndërsa topi preku rrjetën, ai u ngrit në këmbë dhe filloi të bënte disa salto, me pjesën tjetër të lojtarëve që shpërthyen në festë. /Telegrafi/

telegrafi sport app