LAJMI I FUNDIT:

Porsche publikon konceptin e modelit elektrik: 483 kilometra me një mbushje (Foto)

Porsche publikon konceptin e modelit elektrik: 483 kilometra me një mbushje (Foto)

Gjatë Frankfurt Auto Show, janë shfaqur tri modele të reja nga Porsche.

Publiku ka pasur rastin të shohë të shumëpriturin 911 Carrera dhe Carrera S Coupe/Cabriolet. Së bashku me këto modele, doli edhe një veturë krejtësisht e re, transmeton Telegrafi.

Mission E është projekti i ri, i cili është quajtur edhe si ‘Panamera bebe’, e që do të lëviz krejtësisht me energji elektrike.


Super-makina që do të lëvizë me 600-kuaj fuqi, si dhe të kalojë 483 kilometra me një mbushje, do të jetë konkurrente direkte e Model S nga Tesla.

Madje, Porsche raporton se kjo veturë do të kalojë xhiron e Nurembergut për tetë minuta. /Telegrafi/

Porsche e3

Porsche e2