Ky është momenti shokues kur një urë shembet, derisa kryetarja e këtij qyteti po paralajmëron për rrezikun e stuhisë që ka goditur shtetin brazilian Rio Grande do Sul.
Kryetarja e Santa Tereza, Gisele Caumo po paralajmëronte qytetarët për reshjet e mëdha të shiut kur ura pranë të cilës qëndronte shembet, transmeton Telegrafi.
Ishte niveli i lartë i ujit dhe përmbysjet që morën me vete urën, e cila u shkatërrua e tëra.
“Kjo është gjendja. E shihni e mori me vete forcat e mëdha të ujit. Ju kërkoj të jeni të kujdesshëm në veçanti kur udhëtoni”, tha Caumo.
Mbeturinat mund të shiheshin në anën e urës duke e tërhequr atë në drejtim të rrymës, ndërsa regjistrimi i drejtpërdrejtë përmes llogarisë së saj në Instagram u ndërpre. /Telegrafi/