LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Nuk mendoj ta zëvendësoj Gruevskin në OBRM-PDUKM

Poposki: Nuk mendoj ta zëvendësoj Gruevskin në OBRM-PDUKM

Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki, i cili ishte kohët e fundit zëvendës kryeministër në qeverinë e Maqedonisë, në një intervistë për 24Vesti ka hedhur poshtë mundësinë që të ndjek pozitën udhëheqëse të Nikolla Gruevskit të partisë OBRM-PDUKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Mendoj se nuk ka asnjë arsye për një diskutim të tillë, në përgjithësi, pavarësisht kush do ta ndjek, sepse ai është udhëheqës i partisë politike VMRO-DPMNE – tha Poposki.

Përgjigja vjen si përgjigje të pyetjes, nëse Poposki do të jetë lider i mundshëm i partisë në pushtet. /Telegrafi/