Një bodybuilder rus i njohur ndryshe me nofkën si ‘Popeye’ u detyrua të dorëzojë meçin pas vetëm tre minutash në MMA.

Kirill Tereshin i ka zhvilluar krahët si personazhi i filmave të animuar ‘Popeye’ me vajin e njohur synthol, që është një substancë kimike tejet e rrezikshme.


Por, arma e tij më e fuqishme nuk i ndihmoi edhe aq shumë, pasi u mposht nga Oleg Mongol në një ndeshje praktike në Abakan.

19981708 7595635 image a 9 1571646540574

Ish-ushtari Tereshin gjuajti disa grushte në drejtim të kundërshtarit të tij, mirëpo nuk ia doli deri ën fund.

Mongol arriti që ta rrëzonte at në dysheme dhe e detyroi ta dorëzonte meçin nga një shtrëngim i fuqishëm që i bëri.

19981710 7595635 image a 7 1571646528489

Më herët në këtë vit, Tereshin ishte mposhtur edhe nga kampioni Vasiliy Kamotskiy, derisa ishte paralajmëruar se substanca kimike është duke ia rrezikuar jetën dhe krahët mund t’i amputohen.

Tereshin ka filluar ta ndalojë përdorimin e substancës, mirëpo efektet anësore për zgjerimin e krahëve ende po i sjellin probleme. /Telegrafi/

telegrafi sport app