LAJMI I FUNDIT:

Pompeo darkoi me Ursula von der Leyen, sot takon Stoltenbergun

Pompeo darkoi me Ursula von der Leyen, sot takon Stoltenbergun

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Bruksel për të zhvilluar një seri takimesh me shefin e NATO-s për të biseduar për Afganistanin, si dhe me krerët e ardhshëm të BE-së para se të marrin funksionet e tyre zyrtarisht.

Mbrëmë Pompeo darkoi me presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i cila do të marrë detyrën më 1 nëntor. Ai e uroi atë për zgjedhjen e saj dhe postoi fotografi në TWitter nga takimi i tyre.

“Mezi presim të punojmë së bashku për një sërë çështjesh globale”, tha Pompeo.


Vizita vjen në një kohë të tensionit diplomatik midis aleatëve trans-Atlantikë, përfshirë tarifat mbi tregtinë e makinave evropiane dhe ndryshimet e politikave për Iranin dhe ndryshimet klimatike.

Pompeo do të takohet gjithashtu sot në mëngjes me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndërkohë në Afganistan marrëveshja historike mes amerikanëve dhe talebanëve tashmë konsiderohet si përfundimtare.

Sipas të dërguarit amerikan, Zalmay Khalilzad, projektmarrëveshja e paqes për t’u përpjekur për t’i dhënë fund 18 viteve të luftës në këtë vend parashikon një tërheqje të amerikanëve nga pesë baza ushtarake brenda 135 ditëve nëse talebanët i përmbahen angazhimeve të tyre. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori