Polonia afër ndalimit total të abortit, pavarësisht se a keni mbetur shtatzënë nga përdhunimi apo çfarëdo rrethane tjetër

Ligjvënësit polonezë të enjten kanë filluar ekzaminimin e një projektligji që e ndalon abortin, duke rihapur një debat të ndjeshëm në kombin ku shumica e popullsisë i përkasin fesë krishtere.
Polonia i ka disa nga ligjet më të rrepta të Bashkimit Evropian rreth abortit, duke e lejuar abortin vetëm nëse jeta e nënës është në rrezik, nëse shtatzënia është rezultat i një krimi – si përdhunimi apo incesti, ose nëse embrioni është i dëmtuar apo ka një sëmundje të pashërueshme, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, doktorët polonezë kanë refuzuar performimin e abortit, duke thënë se i cenon bindjet e tyre morale. Një organizatë e avokatëve me bindje krishtere kanë filluar lobimin për një ndalesë më të rreptë të abortit, duke cituar kushtetutën e Polonisë – e cila ofron mbrojtje legale të jetës njerëzore. Organizata e avokatëve ka shkruar një projektligj, i cili veçse ka arritur deri në parlament.
Nëse miratohet, ligji i ri parasheh dënimin mbi pesë vite burg për doktorët që performojnë abortin dhe për gratë që i nënshtrohen procedurës. Ligji do t’i hiqte të gjitha të drejtat e grave për abort, duke e lejuar abortin vetëm nëse embrioni vdes dhe është kërcënim serioz për jetën e nënës.
Ligji i propozuar e thekson edhe ndikimin e klerit katolik në një shtet ku pjesëmarrja në ritet e kishës është ndër më të larta në Evropë – rreth 40 për qind.
Partia e Ligjit dhe Drejtësisë, e cila e komandon shumicën absolute në parlament, ka mbështetur projekte të cilat kanë pasur synim ngritjen e krenarisë kombëtare. Ata kanë rritur edhe shpenzimet e mirëqenies me shpresën se kjo do t’i inkurajonte njerëzit të bëjnë më shumë fëmijë.
Aktivistët e të drejtave të grave kanë mbajtur protesta gjatë muajit prill, ku kanë marrë pjesë mijëra persona. Por, një anketim i fundit ka treguar se shumica e polakëve – 58 për qind, e përkrahin ndalimin e abortit, transmeton Telegrafi.
Gjatë hapjes së debatit të enjten, profesoresha e juridikut Joanna Banasiuk kishte mbrojtur projektligjin e propozuar nga autorët. “Aborti do të thotë masakrimin e fëmijëve. Kjo do të thotë ferr për gratë dhe diskreditim moral për meshkujt”.
Një projektligj kundërshtues i prezantuar të enjten, gjatë të njëjtit debat parlamentar, kërkon lejimin e abortit mbi 12 javë të shtatzënisë pa ndonjë kusht dhe edukim formal seksual në shkollë.
Barbara Nowacka, politikane majtiste, ka thënë se Polonia veçse ka ligje të rrepta rreth abortit që kanë shtyrë shumë gra të abortojnë jashtë vendit. Duke cituar organizatat që kërkojnë liberalizimin e ligjeve të Polonisë, ajo thotë se rreth 150,000 gra polake abortojnë çdo vit, disa ilegalisht në Poloni dhe disa tjera në shtetet fqinje ku procedura lejohet.
“A duam në të vërtetë që ta mbështesim turizmin e abortit?” ka thënë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Si t’i ndihmoni bebes të gromësijë më lehtë

A është uji i pishinave i sigurt për gratë shtatzëna?

Si ta bëni të qeshë partnerin tuaj

Njollat kafe?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës