Politika po fillon të duket si një inskenim historik. Nuk bëj fjalë për ceremoni përkujtimore, vendosje kurorash dhe rivarrosje. Luftëtarët e rinj të kulturës shkojnë më tej, ata turren në luftëra serioze në linjat e frontit të së shkuarës. Në inskenimin e një beteje, të rriturit vishen me kostumet e kohës dhe luftojnë njëri-tjetrin me shpata jo të mprehta apo heshta plastike. Ka nga ata që duan të vërtetojnë hipoteza historike, për disa të tjerë kjo është vetëm një ritual për të nderuar të rënët, kurse një pjesë kalon vetëm kohën. Nëse në aktivitete përkujtimore të së shkuarës kujtohen tragjedi të së shkuarës që kanë hyrë thellë në kujtesën kolektive, në inskenimet historike sundon më shumë dëshira për ta ndryshuar historinë, duke u përpjekur të rikuperosh padrejtësitë e së shkuarës.
Për shembull bullgarët kanë një ritual – inskenimin e kryengritjes së prillit 1876 kundër sundimit osman. Këtu bëhet fjalë që kësaj përpjekjeje për çlirim t’i jepet një dimension heroik, një rëndësi e veçantë historike, megjithëse ajo u shtyp përgjakshëm. Në parkun e kohës së lirë “Vija e Stalinit” në Bjellorusi lojërat luftarake rikujtojnë një projekt mbrojtjeje të kohës sovjetike, që në vërtetë ishte një dështim i plotë.
Sidomos populistët janë të përmalluar për të shkuarën. Le të marrim për shembull neonazistët grekë të Agimit të Artë. Çdo vit ata inskenojnë një shou nacionalist pa shije në monumentin që përkujton betejën e Termopileve mes grekëve dhe persëve. Mesazhi është i qartë: Ata premtojnë që deri në vdekje të luftojnë kundër “invadimit” të supozuar të migrantëve, por edhe kundër çfarëdolloj përzierjeje të “perandorisë” evropiane në çështjet e atdheut liridashës.
Të hapësh plagë të vjetra është një strategji e preferuar për të tërhequr vëmendjen nga problemet e së tashmes. Si në rastin e luftërave të vërteta, konfliktet simbolike forcojnë legjitimitetin politik të kundërshtarit, prandaj ata nuk janë edhe aq kundër të bashkëpunojnë në këtë nivel. “Çështja maqedonase” për shembull që dikur shkaktoi luftërat tragjike ballkanike, rigjallërohet në rajon përmes luftërave simbolike për figura si Aleksandri i Madh apo Samuili (një nga carët e fundit të perandorisë bullgare) si edhe për emrin apo gjuhën e vendit. Në mënyrë të çuditshme edhe lufta kundër sundimit të osmanëve po bëhet gjithnjë e më intensive, megjithëse ajo që në fillim të shekullit XX merr fund në të gjithë rajonin e Ballkanit. Edhe lufta kundër sundimit komunist tani më mbrapa po bëhet më e fortë.
Kjo nuk është karakteristikë vetëm e juglindjes së Evropës. Vota britanike për Brexit u ndikua në një masë të madhe nga kujtimi për “perandorinë” ku nuk perëndon asnjëherë dielli. Donald Trump premtoi të bëjë Amerikën sërish “great”, gjë që me gjasë mundet të implikojë edhe sundimin e njeriut të bardhë. Nga ana tjetër shumë njerëz në ish-kolonitë përjetojnë padrejtësitë që iu bënë paraardhësve të tyre, të përforcuara nga filmat dhe ritualet përkujtimore. Ky “material bruto” u instrumentalizua nga al-Kaida dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik.
Nostalgjia për të shkuarën është ndjenjë e melankolisë. Nobelisti turk i letërsisë, Orhan Pamuk, përdor fjalën e papërkthyeshme “Hüzün” – me konotacion të përafërt me trishtimin, brengën, por edhe largimin nga zoti, kur ai flet për lavdinë e shuar të Perandorisë Osmane. Por, populistët kanë një mënyrë tjetër të trajtimit të së shkuarës: Ata inskenojnë energjikisht, sikur do mund të fshihen me dorë magjike të gjitha zhvillimet e mëvonshme fatkeqe dhe loja me emrin “histori” mund të fillojë nga zeroja.
A beson vërtet dikush seriozisht që vende me madhësi mesatare si Mbretëria e Bashkuar apo Turqia mund të bëhen sërish perandori të mëdha? Apo që në botën tonë të globalizuar mund të kesh ende shtete kombëtare me një popullsi homogjene?
Një shpjegim për politikën e inskenimit historik është shpërbërja e identiteteve. Qytetari dhe konsumenti kërkon të ketë të drejtën për një identitet jashtë punës, automjetit apo smartfonët. Pse duhet që ai apo ajo të jetojë me dhimbjen e betejës së humbur dikur, me poshtërimin e të parëve dhe humbjen e territoreve? Historianët thonë, këtë rrjedhë morën ngjarjet, po pse duhet të dëgjohen këta “burokratë”?
Parë me vëmendje në fakt është ideja e së ardhmes ajo që ka rënë. Ne jetojmë me gjithnjë e më shumë imazhe të katastrofave, të një apokalipsi të klimës, të terrorizmit, të goditjes nga asteroidët apo epidemi virusesh. Ndërkohë jemi të bindur, se fëmijët tanë nuk do ta kenë më mirë se ne. Në rastin më të mirë shpresojmë që ata të marrin të paktën atë që kemi ne. A mund të habitesh pra se politikanët i kthejnë kurrizin të ardhmes dhe angazhohen më shumë në një betejë për çlirimin nga e shkuara plot shtypje?
(Ivaylo Ditchev është profesor i antropologjisë kulturore në Universitetin e Sofjes në Bullgari. Ka dhënë leksione ndër të tjera edhe në universitetet gjermane, franceze dhe amerikane)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime