Policja e Kuvendit: Çavkovi dha urdhër të hap derën të merren incizimet

Gjykimi për sulmin në Kuvendi më 27 prill vitin e kaluar, ku 33 persona janë të akuzuar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, vazhdoi me dëshmimin e polices së Kuvendit Aleksandara Bogoevska – Krstanovska. Ajo tha se me urdhër të shefit të sigurisë së brendshme, pas orës 14:00 ka mbyllur derën e hyrjes. Pas pak kohe, shefi i saj Aleksandar Jankoviq e kanë sjell të lënduar dhe ajo ka mbetur vet në vend të punës, për shkak se të gjithë kolegët tjerë kanë qenë në dhomën e konferencës për shtyp te deputetët e lënduar.
Në ora 20:00 e ka thirrur kolegu Goran Peshkov, dhe i ka thënë se ka urdhër nga Goran Goshevski, shefi i sigurisë së Trajko Veljanovskit, të lëshojë në dhomën e monitorimit dy kolegë nga DSK-ka, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Erdhën dy personat me dy persona tjerë kolegë nga MPB-ja. Kolegu Sasho Markovski më tha të hapja, për shkak se ashtu është marrë vesh me Goranin. Unë ju thash se pa urdhër nga eprori im Jankoviç, i cili nuk ishte i qasshëm, i lënduar, nuk e hapi hapësirën”, tha Bogoevska-Krstanovska.
Pas kësaj, ajo ka thirrur në telefon tashmë të akuzuarin Goran Goshevski i cili i ka thënë ta hap dhomën e kontrollit dhe t’i linte të pranishmit të hynë.
“”Ai më tha se kolegët kishin ardhur për një evakuim më efikas të deputetëve të dëmtuar dhe se urdhri ishte nga drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Mitko Cavkov. Në kushte kur shefi i sektorit ishte në pushim, shefi i repartit në pushim, ndërsa eprori im i pa qasshëm, ndërsa Goran Goshevski i autorizuar, sepse për 10 vite ishte në krye të sigurimit të njeriut të dytë të shtetit, e hapa hapësirën monitoruese. Sasho Markovski dhe Oliver Radullov hynë. Mbetën 10 minuta dhe dolën”, dëshmoi policja.
Markovski dhe Radullov, të punësuar në DSK sipas akuzës kanë marrë hard disqet me incizimet e sigurisë – ata janë të akuzuar për ndihmë në kërcënimin terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës