LAJMI I FUNDIT:

Policitë ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë stërviten së bashku

Policitë ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë stërviten së bashku

Policia ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ajo e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) gjatë javës që lamë pas kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët ushtarake në Republikën e Shqipërisë.

Siç bëhet e ditur, gjatë realizimit të këtyre stërvitjeve Forcat ushtarake të Republikës së Kosovës dhe ato të Republikës së Shqipërisë u fokusuan më shumë në aktivitete nga fusha e mbrojtjes së afërt, ngritja e pikave te kontrollit dhe përcjellja e konvojit me mjete të rrezikshme.

Pjesë e trajnimit ishin një tog i Policisë Ushtarake të FSK-së dhe një i FARSH-së, të cilët përfituan njohuri të reja nga përvojat dhe eksperiencat e shumta që treguan gjatë realizimit të stërvitjeve.


Stërvitja ushtarake u realizua në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë më qëllim të ngritjes së nderveprueshmerise në mes të dy ushtrive./kp/