LAJMI I FUNDIT:

Policia shton aktivitetet për të parandaluar aksidentet rrugore

Policia shton aktivitetet për të parandaluar aksidentet rrugore

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi është duke ndërmarr aktivitete dhe masa në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.

Kjo është thënë në një komunikatë dërguar mediave nga Policia e Kosovës.

“Referuar gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor si dhe kushteve atmosferike gjatë kësaj periudhe kohore, sot me datë 31.01.2019 zyrtarët policor përveç kryerjes së detyrave të rregullta në kontroll dhe mbikëqyrje të trafikut, kanë përcjellë mesazhin sensibilizues tek pjesëmarrësit në trafik përmes shpërndarjes së broshurave “EJA TI JO LAJMI PËR TY!”, “PËR NJË VIT MË TË SIGURT NË TRAFIK”, si dhe “PËRQENDROHU NË NGASJE”, që të kenë kujdes më të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Në këtë komunikatë, Policia gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes te shoferët.

Duke parë edhe motin dhe të reshurat kohëve të fundit, Policia ka thënë se në disa rrugë ka ngrica dhe probleme në qarkullim.

“Sidomos tani kur të reshurat atmosferike ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica. Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë masa ligjore”, përfundohet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori