LAJMI I FUNDIT:

Policia shpëton dy turistë të bllokuar në zonat malore të Shkodrës, reagon ministri i Brendshëm

Policia ka shpëtuar dy turistë francezë të bllokuar prej orësh në një zonë tejet të vështirë malore në Shkodër.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin duke i bërë thirrje çdo qytetari apo turisti që gjenden në nevojë të kërkojnë ndihmë, pasi Policia është në dispozicion dhe ndërhyrja e specializuar do të jetë e menjëhershme.

Kërkimi zgjati 8 orë nga Njësia e Policisë Alpine, FNSH dhe banorët e zonës. Turistët kishin shfaqur disa komplikacione shëndetësore në momentin që u gjetën, por fatmirësisht u dërguan në spital në gjendje të stabilizuar. Njëri prej tyre është ende nën kujdesin e mjekëve.

Këtë sezon turistik Policia e Shtetit ka realizuar një sërë operacionesh shpëtimi të suksesshme duke i ardhur në ndihmë vendasve dhe turistëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i jashtëzakonshëm në rajonin e Mitrovicës, për tri ditë kontrollohen mbi 600 persona – vetëm tek njëri është gjetur një pistoletë

Kronika e Zezë
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore

Arsim
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit

Kalo në kategori