LAJMI I FUNDIT:

Policia serbe arreston babanë e vrasësit masiv nga Mladenovci, iu gjet arsenal armësh – publikohen pamjet

Policia serbe arreston babanë e vrasësit masiv nga Mladenovci, iu gjet arsenal armësh – publikohen pamjet

R.B. (55), babai i vrasësit masiv U.B. (21) nga Mladenovci i Serbisë, është arrestuar nën akuzat se ka kryer vepër penale, prodhimi i kundërligjshëm, mbajtja e armëve dhe materieve shpërthyese.

Policia gjatë bastisjes së apartamentit dhe hapësirave tjera që i dyshuari i përdor në periferi të Mladenovcit, ka gjetur dhe sekuestruar dy leje ushtarake për pushkën karabinë me dylbi dhe revolver, revole me dy karikatorë, dy dylbi për pushkë gjuetie, disa qindra copë municion të kalibrit të ndryshëm si dhe mjete shpërthyese artizanale, transmeton Telegrafi.

Të dyshuarit i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve, ku më pas pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve.


Kujtojmë që U.B në ditën e kobshme, më saktësisht të enjten mbrëma shkoi nga shtëpia e tij që gjendet në fshat për të kryer masakrën, pasi në këtë fshat flitej për familjen e tij – e kur nuk hasi në asnjë njeri në fshat me të kthyer ka qëlluar adoleshentët që festonin, ku si pasojë pesë prej tyre humbën jetën në vendin e ngjarjes e shtatë tjerë u plagosën rëndë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori