LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron një Land Rover në Vërmicë, ishte vjedhur më 2016 në një shtet tjetër

Policia sekuestron një Land Rover në Vërmicë, ishte vjedhur më 2016 në një shtet tjetër

Policia e Kosovës gjatë ushtrimit të detyrave të rregullta në pikën kufitare në Vërmicë ka hasur në një veturë të dyshuar, ku pas kryerjes së procedurave të parapara ka rezultuar si veturë e vjedhur jashtë vendit.

“Me datë 29.05.2022 rreth orës 22:00 në pikën kufitare në Vërmicë, konkretisht në drejtimin e qarkullimit nga Shqipëria në hyrje për në Kosovë, është ndaluar vetura e tipit Land Rover, LË, ngjyrë e zezë me targa vendore, me drejtues mashkull kosovar.

Gjatë verifikimit të të dhënave të veturës dhe regjistrimit të saj në sistem, vetura e lartcekur është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë realizimit të kontrollës tek numri identifikues i veturës, është dyshuar se ka ndërhyrje”, thuhet në njoftim.


Me këtë rast është kërkuar nga Policia e Frontex- it, me mision në pikën kufitare në Vërmicë, që të bëhet verifikimi i veturës, verifikim sipas të cilit ka rezultuar se, e njëjta veturë është e vjedhur në vitin 2016 në një shtet tjetër.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që vetura dhe leja e qarkullimit të sekuestrohen dhe rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt ndërsa lënda per hetime të metutjeshme i është dorëzuar njësisë për hetimin e auto krimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori