LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron medikamente me origjinë të dyshimtë në Pejë

Policia sekuestron medikamente me origjinë të dyshimtë në Pejë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, ka pranuar informacione se në disa lokacione është duke u ushtruar veprimtari penale e cilësuar si ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’.

Sipas njoftimit për media, pas pranimit të informacioneve dhe analizimit të tyre, NJRHKEK – Pejë në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, ka realizuar një plan operativ për kontrollimin e disa lokacioneve në të cilat dyshohej për medikamente pa banderola me origjinë të dyshimtë.

“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar gjashtë lokacione, nga të cilat katër barnatore dhe dy shtëpi në qytetin e Pejës, me ç’rast janë gjetur njëmijë e shtatëqind e njëzet e katër (1724) paketime, ku përfshiheshin treqind e pesëdhjetë e tre (353) lloje të medikamenteve të ndryshme pa banderola, të cilat me procesverbal janë sekuestruar nga ana e inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa zyrtarët e doganës këto medikamente i kanë pranuar në ruajtje dhe të njejtat do të përdoren si dëshmi për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.


Në njoftim theksohet se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Pejë nga Departamenti i Krimeve të Përgjithshme si dhe është përpiluar shënim zyrtar për gjyqtarin e procedurës paraprake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori