Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka përgatitur urdhrin operativ “Fund Viti – 2023 dhe fillimi i 2024”, në mënyrë që festat të kalojnë pa incidente.
Në njoftimin e bërë për media, Policia e Kosovës thotë se sikurse viteve paraprake edhe këtë vit ka prioritet që përveç angazhimeve në detyra të zakonshme me synim të krijimit të një klime të sigurt dhe të qetë, të shtoj aktivitetet e saj operative në terren me qëllim që nga aspekti i rendit dhe sigurisë publike festat e fund vitit të përmbyllen pa incidente dhe të ketë fillim sa më të mbarë të vitit të ri 2024.
“Për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë kësaj periudhe PK ka përgatitur urdhrin operativ “Fund Viti – 2023 dhe fillimi i 2024” ku përmes këtij planifikimi është paraparë angazhim shtesë i Policisë së Kosovës, shtim i prezencës policore në rrugë dhe ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim të qytetarëve, ku kësisoj do të jetë i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale”, bëhet e ditur në njoftim.
Mes tjerash, në komunikatë theksohet se ndërmarrja e masave preventive policore për të siguruar që festat e fundvitit të kalojnë pa ndonjë incident, do të përfshijë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i dukurive negative që shkaktojnë jo stabilitet në vend në çfarëdo mase sa rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.
“Ngritja e prezencës policore do të bëhet në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat sensitive posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier”.
“Policia e Kosovës në kuadër të këtij plani, po ashtu ka paraparë edhe shtim të vigjilencës dhe prezencës policore në rrugë, kontrolle të rrjedhës në trafik rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe incidenteve të mundshme në trafik, duke apeluar kështu tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit”, thuhet ndër tjera në njoftim.
Policia e Kosovës apelon me theks të veçantë tek çdo prind që të jenë më të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, sidomos nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse/fishekzjarrët, ku si pasojë e mospërdorimit adekuat të tyre në të kaluarën janë evidentuar incidente me pasoja të rënda, në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarr të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve tanë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi