LAJMI I FUNDIT:

Policia për herë të parë me zyrtar ndërlidhës në EUROPOL

Policia për herë të parë me zyrtar ndërlidhës në EUROPOL

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tani ka zyrtarin e saj ndërlidhës në EUROPOL, major Besnik Sallahu.  

Në njoftimin për media bëhet e ditur se zyrtari i parë ndërlidhës në EUROPOL ditë më parë ka filluar zyrtarisht detyrën.

“Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e avancimit dhe rritjes së mëtejme të  kapaciteteve në fushën e bashkëpunimit  ndërkombëtar  policor, konkretisht të bashkëpunimit me EUROPOL-in, tani më ka dërguar zyrtarin e parë ndërlidhës në EUROPOL, i cili ditë më parë ka filluar zyrtarisht detyrën”, bën të ditur Policia.


Më tej thuhet se qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me EUROPOL-in , bashkëpunim ky i cili ndihmon dhe ndikon në lehtësimin e komunikimit dhe krijimit të një partneriteti të drejtpërdrejtë, duke përfshirë edhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet  EUROPOL-it dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në angazhimin e vazhdueshëm të luftës së përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të gjitha formave tjera të krimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori