LAJMI I FUNDIT:

Policia nxjerr pamjet e banesave të përshtatura për kultivimin e kanabisit në Krujë, arrestohen 2 shtetas

Policia nxjerr pamjet e banesave të përshtatura për kultivimin e kanabisit në Krujë, arrestohen 2 shtetas

Policia e Shtetit ka shpërndarë sot pamjet e një operacioni policor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike në Krujë.

Policia ka zbuluar dy banesa të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave në fshatin Derven në Krujë dhe ka vënë në pranga shtetasit Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë dhe K. L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, banues në Derven, Krujë.


Policia ka njoftuar gjithashtu se janë sekuestruar “17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura, 46 Drosela, 22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë”.

“Vijon puna për kapjen e shtetasit N. L., si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim”, ka shtuar policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori