Policia në Mitrovicën e Jugut mban ligjërata në shkolla për parandalimin e substancave narkotike

Me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë po mbajnë ligjërata në shkollat fillore të komunës, përcjell Telegrafi.
Këto ligjërata synojnë të informojnë nxënësit për rrezikun dhe pasojat e substancave narkotike, si dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e policisë në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të tilla.
Policia thekson se angazhimet për siguri, edukim dhe aktivitete parandaluese do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit shkollor, me qëllim mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe të informuar për të rinjtë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































