Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, njofton se me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë po veprojnë gjithnjë në përputhje me autorizimet, duke realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban.


A2 1

Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Mitrovicës së Jugut nga zyrtarët policorë, janë shqiptuar 408 gjoba ndaj personave fizik si dhe nëntë gjoba operatorëve ekonomikë.

A4 1

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19. /Telegrafi/

IMG cb63503743b0ec5536ccbd67c02b836b V