LAJMI I FUNDIT:

Policia në Gjakovë për katër muaj ka shqiptuar 18,130 gjoba të trafikut dhe konfiskuar rreth njëmijë patentë shoferë

Policia në Gjakovë për katër muaj ka shqiptuar 18,130 gjoba të trafikut dhe konfiskuar rreth njëmijë patentë shoferë

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor, së bashku me stacionet policore të Drejtorisë rajonale në Gjakovë, për katër muaj kanë shqiptuar 18130 gjoba të trafikut.

Sipas policisë, prioritet në Planin Operativ “Siguria në trafikun rrugor”  kanë qenë dhe janë  kundërvajtjet si: Alkooli, “Përdorimi i telefonit”, Tejkalimet e parregullta, Shpejtësia e tejkaluar, Mos vendosja e rripit të sigurisë dhe kundërvajtjet tjera.

– Deri në këtë fazë janë konfiskuar rreth 1000 patentë shoferë si masë mbrojtëse,


– Për Tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 4100 gjoba,

– Tejkalimet në vendet e ndaluara dhe kolonat e mjeteve janë shqiptuar  gjithsej 542 gjoba,

– Për Përdorim të telefonit mobil janë shqiptuar, gjithsej 1470 gjoba,

– Për mos vendosje të rripit të sigurisë janë shqiptuar 3929 gjoba,

– Për Drejtim të mjetit pa patentë shofer dhe kategori përkatëse janë shqiptuar 687 gjoba,

-Për Drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit gjithsej 246 gjoba,

– Drejtim i mjetit pa regjistrim janë shqiptuar gjithsej 747 gjoba

– Dhe kundërvajtje të ndryshme sipas ligjit në fuqi.

“Aksidentet nëpër rrugët tona mbeten ende shqetësuese, andaj respektoni rregullat që dalin nga ligji i trafikut për parandalimin e humbjes së jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori