LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon kontrabandimin e 24 deshëve në Kaçanik

Policia ndalon kontrabandimin e 24 deshëve në Kaçanik

Policia e Kosovës në pikën kufitare Hani i Elezit, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Si rezultat i kësaj, në fshatin Glloboçic komuna Kaçanik, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të ndalohet automjeti kombi VW me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (B.K), viti i lindjes 1969.

Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në automjetin e tijë, kishte të  ngarkuar njëzet e katër (24) krerë desh për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.


Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se Veriut.

Për rastin në fjalë janë njoftuar inspektorët e AUV-it dhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të prokurorit iniciohet rasti kontrabandim me mallra-kafshë, të cilat konfiskohen dhe i dorëzohen doganës së Kosovës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori