LAJMI I FUNDIT:

Policia mban ligjërata në shkollat fillore dhe të mesme, mbi rregullat e trafikut

Policia mban ligjërata në shkollat fillore dhe të mesme, mbi rregullat e trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke vazhduar aktivitetet policore në edukimin e nxënësve për rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Policia e Kosovës përveç prezencës së shtuar në afërsi të shkollave, ka vazhduar me fazën e dytë të aktiviteteve që ka të bëjë me realizimin e ligjëratave në shkollat fillore dhe të mesme të vendit, me qëllim ofrimin e njohurive themelore mbi rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës, në kuadër të këtij muaji, ka planifikuar që të ligjëroj mbi rregullat e trafikut rrugor në gjithsejtë 159 shkolla në mbarë vendin, duke përfshirë të gjitha komunitetet, transmeton Telegrafi.


Policia e Kosovës përveç ligjëratave, në fazën e radhës do të realizojë edhe demonstrimin praktik në teren nën mbikëqyrje të policisë së trafikut dhe njësive tjera relevante.

“Për realizimin e këtyre aktiviteteve falënderojmë nxënësit për pjesëmarrje, po ashtu falënderojmë për mbështetje institucionet relevante në nivel lokal dhe qendror”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori