Policia maqedonase në panik: Alarm për sulme dhe hakmarrje të shqiptarëve (Video)

Është përcjellë edhe qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Brendshmese policia po monitoron situatën dhe po ndërmerr të gjitha masat parandaluese. Alsat M u përpoq të marrë vesh diçka edhe nga ana tjetër.
Sipas informatave jozyrtare, në lidhje me kërcënimet, Agjencia e inteligjencës është informuar nga ana e shërbimeve mike. Zyrtarisht, kërkuam qëndrim edhe nga Agjencia e inteligjencës mbi pyetjet: nëse kanë indikacione mbi kërcënimin, a kanë lëshuar paralajmërim për të, si dhe në qoftë se kanë bashkëpunim me shërbimet mike mbi çështjen.
Përgjigje nuk na mbërriti. Por gjithashtu nga burime jozyrtare, Alsat M mëson se Agjencia e Inteligjencës është informuar dhe se punonjësit e saj ose një punonjës, janë përfshirë në ngjarjet e Kumanovës.
Kjo informatë është dhënë nga një vend fqinj, dhe në të është theksuar personi SH.M. i Agjencisë, identiteti i të cilit ishte publikuar nga disa media.
Rreth pyetjes nëse punonjës të Agjencisë kanë pasur kontakt me grupin e Kumanovës para ngjarjeve të 9 dhe 10 majit, dhe cili ishte karakteri i tyre, presim përgjigje prej më shumë se 10 ditësh. I përsëritëm pyetjet edhe sot, por pa sukses. Qëndrimi i vetëm zyrtar për çështjen e Agjencisë është se kërkon ndjekjen penale të gazetarëve dhe mediave që e publikuan identitetin e SH.M.
Sot nga Prokuroria publike konfirmuan se denoncimi është marrë në shqyrtim dhe se tani për tani nuk kanë çfarë të njoftojnë.
Për pyetjet e shumta, pa përgjigje rreth ngjarjeve të Kumanovës sot në emisionin 360 shkallë në Alsat M folën edhe kryeredaktorja e revistës Fokus Jadranka Kostova dhe akademiku Abdulmenaf Bexheti. Sipas tyre, është e nevojshme të pastrohen të gjitha dilemat në opinion.
"Nga të gjitha polemikat rreth ngjarjes së Kumanovës ka vetëm një reagim se përse mediat kanë publikuar fotografinë e agjentit që ka kontaktuar me ata. Mirë, unë nuk thash se duhet ashtu apo jo. Por ku është Agjencia për të reaguar në të gjitha dështimet e tjera të cilat kuptohen gjatë gjithë kësaj loje. Pra, ky grup ka ekzistuar më shumë se një vit. Pra, me atë që heshtin dhe nuk përgjigjen nuk e zgjidhin problemin", tha Jadranka Kostova, redaktore e revistës "Fokus". /Alsat-M/




















































