LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon mbi 136 kg marihuanë

Policia konfiskon mbi 136 kg marihuanë

Policia e Kosovës konfiskon mbi 136 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe arreston një të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-Mitrovicë Jugu, me datën 5 qershor 2017 rreth orës 18:30, përmes rrugëve operativo-hetimore, ka siguruar të dhëna se në fshatin Aqarevë të Skenderajt, në oborr të dy shtëpive të pabanuara ndodhen dy vetura me targa hungareze, të cilat dyshohej se po përdoreshin për transport të narkotikëve.

Policia nga vendi i ngjarjes njofton prokurorinë kompetente dhe ka kërkuar leje për kontroll të këtyre veturave. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar veturat dhe shtëpitë e pabanuara.


Në njërën veturë, në mbrojtësin e pasmë të veturës janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në afërsi të veturës janë gjetur edhe 17 paketime tjera. Me prezencën e dy dëshmitarëve janë kontrolluar edhe shtëpitë e pabanuara, ku është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike, e po ashtu janë gjetur edhe disa dëshmi të cilat janë sekuestruar.

Gjatë kontrollit të veturës së dytë, në tri pjesë të ndryshme të veturës të cilat ishin të modifikuara për fshehjen e substancave narkotike janë gjetur edhe 34 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një revole me një karikator pa fishekë.

Dëshmitë e sekuestruara gjatë këtij operacioni janë:

  • dy vetura me targa hungareze,
  • substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë mbi 136 kilogramë,
  • një makinë elektrike që shërben për paketimin e substancave narkotike me vakum,
  • qese të zbrazëta, izolator për paketimin e substancave narkotike,
  • dy peshore digjitale,
  • një revole,
  • një telefon mobil,
  • njëzetë e tetë (28) euro.

Policia (DHTN-Mitrovicë Jugu) me 6 qershor 2017 rreth orës 13:30 ka arritur ta identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin: A. G. viti i lindjes 1989, mashkull/kosovar/shqiptar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori